Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fuqishëm tronditi sot Kretën, tani sizmiologët paralajmërojnë për cunam: Qëndroni larg brigjeve të detit (PAMJET)


Një tërmeti shumë i fortë me magnitudë prej 6.3 të shkallës Rihter ka tronditur sot ishullin e Kretës, e gjithashtu është ndjerë në ishujt e Dodekanezit: kryesisht në Kasos, Karpathos dhe Rodos, por edhe në Santorini, u ndje në Qipro.

Por pas tërmetit sizmiologët kanë paralajmëruar për një cunami në brigjet e Kretës.

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet: “Cunami i vogël në progres në jug të Kretës. Qëndroni larg nga brigjet.“

Ndërkohë presidenti i OASP Efthymios Lekkas ka njoftuar gjithashtu: “Ne kemi lëshuar një alarm për cunami, por asgjë shumë alarmante. Po flasim për 10 kilometra në juglindje të Zakros. Fenomeni ka mbërritur dhe mund të mos jetë i dukshëm në disa zona. Tërmeti ishte mjaft i vogël për të krijuar një cunami të madh. Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është tronditur.”


Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar nga tërmeti, ndërsa janë dëmtuar disa ndërtesa, mes të cilave më e rëndësishme është shembja e kishës së Agios Nikolaos në Xirokampos, Sitia.