Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj: Nga 25 nëntori nis shpërndarja e apartamenteve dhe shtëpive individuale për qytetarët e prekur nga tërmeti


Pas dy vitesh pritje, më në fund një pjesë e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, do të marrin banesën e re më 25 nëntor.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të qeverisë.

Ahmetaj tha se shpërndarja e apartamenteve do të bëhet me short publik, pasi të ketë kaluar lista prioritare që janë familjet në nevojë, pensionistët e dëmtuar dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.

“Mbledhja e qeverisë. Kemi marrë vendim për hapjen e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Bashkinë e Vorës për përshpejtimin e procesit të rindërtimit. Një vendim i rëndësishëm për qytetarët në 11 bashkitë e dëmtuara nga tërmeti për mënyrën si do shpërndahen njësitë individuale dhe apartamentet duke filluar nga 25 nëntori i këtij viti, ku do shpërndahen pjesa  e parë.

Në vendim është përshkruar shpërndarja, pasi kalon lista prioritare, që nga familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, me pensionistë të vetmuar dhe më pas për qytetarët shpërndarja do bëhet me short publik transparent që do organizohet nga njësitë vendorë.”– deklaroi ministri Ahmetaj.