Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kushi e mohoi, Ina Zhupa i nxjerr videon: Ja që mësimi në lokal nuk është montazh


Zëdhënësja dhe deputetja e Partisë Demokratike ka denoncuar sot përsëri dhënien e mësimit në një lokal dasmash në Vlorë.

Zonja Zhupa ka publikuar një video të Reporterit.al, ku nxënësit shihen duke e zhvilluar mësimin në një lokal në Babice të Vlorës, e kjo gjë komentohet edhe nga disa qytetarë.

 “Mësimi në lokal dasmash nuk është montazh. Është fytyra e qeverisë së Ramës me shkollat dhe arsimin në vend. Ministrja e mohon, Petro ulëret si kapter për ta mbrojtur dhe mendon si mund të intimidoj opozitën! 

Ja video faktike e mësimit në lokal në Babice të Vlorës që Ministrja e Arsimit e mohoi në komision kur unë ja solla si fakt. Nuk japin zgjidhje por ofrojnë gënjeshtra.”- shkruan Ina Zhupa.

Por në mbledhjen e Komisionit të Edukimit, foton e treguar nga Zhupa, ministrja e Arsimit Evis Kushi e kishte konsideruar montazh.

“Për një shkollë më thonë, ajo fotoja në fshatin Babicë është montazh, duhet ta verifikoj, nuk mund të marr të mirëqenë. Ne kemi videon qe mësimi po bëhet normal në Vlorë. Unë do të ngre grupin e punës ta çoj në vend.”- shprehej ajo.