Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse jo tani, Kur?” – Ambasadorja Kim takon zv.kryeministrin Ahmetaj: Merrni veprime kundër korrupsionit


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonja Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Kim shprehet se në këtë takim ka theksuar dëshirën e vendit të saj për një partneritet të fortë me Shqipërinë, në mbrotje të demokracisë.

Ajo shprehet se SHBA e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare që të marrë veprime të shpejta dhe reale.

“Takova zv.kryeministrin e ri Arben Ahmetaj, për të theksuar dëshirën e Shteteve të BAshkuara të Amerikës për partneritet të fortë me Shqipërinë në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Gjithashtu nënvizova se SHBA e ka seriozisht për korrupsionin si pjesë e interesit tonë natyror – ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.

Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njeriut; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF.

Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë.”- shkruan zonja Kim.