Dy ekselentët e dalë zbuluar nga katedra e Henri Çilit dikur kolegë dhe me ide politike të njëjta tashmë në pozicione të ndryshme janë përballur me njëri tjetrin në emisionin “Bardh e Zi” në Abc News.
Besard Kadia si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Arbi Agalliu si deputet i PD-së janë përplasur në debat për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Pjesë nga debati:
Arbi Agalliu: Biznesi i kolegut këtu nuk ka marrë nga qeveria një cent
Besart Kadia: Një shifër. Më vjen keq më thuaj një shifër
Arbi Agalliu: Po të them fakte.
Besart Kadia: Nuk janë fakte por perceptime. Rritja ekonomike sot është 7.2%, e thotë raporti i FMN
Arbi Agalliu: Jeni në terezi ju. Ne nuk marrkemi vesh.
Besart Kadia: Patjetër që nuk merr vesh sepse nuk lexon…Sistemi bankar e njeh mirë besoj. Kreditë e këqija që janë ulur.
Arbi Agalliu: Po do të thuash arsyen. Sepse bizneset nuk shkuan të merrnin as kredi
Besart Kadia: Kanë rënë kreditë e këqija, çfarë po thua o Arbi