Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i stafit të Kurtit i përgjigjet Borrellit: Asnjë zyrtar i lartë i BE-së s’duhet ta bëjë aksionin e policisë një problem etnik


Shefi i Stafit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Luan Dalipi i është përgjigjur kryediplomatit evropian, Josep Borell pas kritikave lidhur me operacionin e sotëm të policisë në veri të vendit.

Pasi ky i fundit kritikoi qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme dhe pakoordinuara, Dalipi ka theksuar se policia sot ka zhvilluar një aksion kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna dhe jo vetëm në Mitrovicën e Veriut.

“I nderuar Z. Borrel

Faleminderit për shqetësimin. Është e rëndësishme të mos portretizohet dhuna fatkeqe e nxitur nga disa huliganë të orkestruar nga Beogradi si një problem ndëretnik midis qytetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë.

Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës ka qenë e drejtuar kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna të Kosovës, njëra nga të cilat ka ngjarë të jetë pjesa veriore e Kosovës (ku disa kriminelë kanë nxitur dhunën).”– shkruan ai.

Më pas shprehet se askush, e aq më tepër një zyrtar i lartë i BE-së nuk duhet ta shohë aksionin e policisë si problem etnik ose politik, ndërsa i sqaron Borrellit se prokurori që autorizoi veprimin është serb: “Askush, dhe posaqërisht as një zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të provojë ta bëjë këtë si problem politik ose etnik, si dhe koordinimi i dyanshëm nuk është relevant në këtë rast, sepse për ta ndalur krimin dhe tregtinë e paligjshme është një kompetencë tipike për një shtet sovran. Për informacionin tuaj, prokurori që autorizoi veprimin është serb, gjykatësi është serb, dhe shumica e policëve në komunën e Mitrovicës Veriore janë serbë. 6 shqiptarë, 1 serbë, 1 boshnjakë të arrestuar. 6 policë u plagosën, njëri prej të cilëve një serb. Krimi dhe kontrabanda nuk kanë etni.