Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë tek ish-Parku i Autobusëve, dyshohet për një të plagosur


Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, ku besohet se një person ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, pas marrjes së një telefonate për të shtënat dhe kanë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e të dyshuarit.

“Në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë tek ish-parku i Autobuzëve. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dyshohet për një person të plagosur në këmbë në rrethana ende të paqarta. Shërbimet e policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.”– njofton policia.