Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj i përgjigjet Bashës: T’u vini anash patronazhistëve, do marrim mandatin e katërt


Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i është kundërpërgjigj deklaratave të Lulzim Bashës në lidhje me patronazhistët duke i konsideruar ata si “zemrat e zjarrta të PS”-së që do ti japin fitoren edhe në mandatin e katërt.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj u shpreh se FMN-ja konfirmoi ringritjen e ekonomisë shqiptare pas tërmetit dhe pandemisë, ku sipas tij konsumi është rritur me 10%.

 “FMN thotë që ekonomia shqiptare është ringritur me shpejtësi pas dy goditjeve tërmetit dhe pandemisë. Konsumi është rritur 10 për qind. Flisni për varfërinë, po patjetër varfëria është relative. Vazhdon të jetë në Shqipëri, është më pak seç ka qenë. FMN kur flet për aktorët që duhet të jenë racional dhe të marrin pjesë në vendimmarrjen e vendit, edhe për ju si opozitë e ka. Nuk është se do nxirrni gjë, do dilni ditë e zezë. FMN thotë po e menaxhuan krizën përmes mirëmenaxhimit të financave publike. Ça lexoni? Apo vini edhe përfaqësoni zemrat e zjarrta që nuk ju votuan.

Ka zemra të zjarrta qa ju votuan dhe nuk ju votuan. Neto ju solli prapë në opozitë për shkak të të njëjtave arsye. Më vjen keq që iku kryetari, se ato fjalë kur i nxjerrë nga goja duhet t’i presë mbrapsht. Fjalët janë jo dinjitoze jo për atë që është kryetar Parlament, por për askënd edhe jashtë Parlamentit. Kështu që…

Kërcënuat patronazhistët. T’u vini anash, patronazhistët janë zemrat e zjarrta që votuan PS-në. Do ua tregojmë në rrugë, ça do tregoni në rrugë? Me grupet tuaja të armatosura! Ne do punojmë me dashuri, me dhembshuri me patronazhistët për të fituar mandatin e katërt.”- tha Ahmetaj.

Pak më herët, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi patronazhistët që të tërhiqen ndryshe do përballen me drejtësinë.