Vendosni fjalën kyçe....

Balla i përgjigjet PD-së: Pa u vaksinuar të gjithë deputetët nuk ka seanca normale


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, i është përgjigjur kërkesës së PD-së për zhvillimin e një seance normale dhe pa kufizime.

Sipas tij, palët kanë arritur marrëveshjen në Konferencën e Kryetarëve për zhvillimin e seancave të shkurtuara deri në vaksinimin e plotë të të gjithë deputetëve.

“Është rënë dakord që deri në vaksinimin e plotë të të gjithë deputetëve si një rregull i miratuar me konsensus nga konferenca e kryetarëve. Jemi dakordësuar t’i kthehemi plotësisht punës në komisione  dhe t’i shtohet një orë fjalës në parlament. Në Parlamentin Europian, mbi 700 deputetë do kenë një kohë diskutimi katër orë nga 9 e mëngjesit deri në 1 të drekës. Pas përfundimit të vaksinimit mes deputetëve atëherë do i kthehemi normalitetit hap pas hapi.” – tha Balla.