Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Vendimi për Berishën nuk e ka fuqizuar opozitën, ka dobësuar PD-në


Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu duke folur për zhvillimet në kampin blu në emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se me vendimin e Lulzim Bashës për Berishën nuk ka fuqizuar opozitën.

Balliu shtoi se Kryetari duhet të diskutojë vendimin në Kuvend dhe të respektojë vendimin që do marrë mbledhja e tij.

“Unë mendoj se SHBA mbështesin qytetarët shqiptarë, për interesat tona kombëtare. Kryetarit të PD nuk i kemi dëgjuar asnjë fjalë për patronazhistët. Kreu demokrat qartazi me vendimin për Berishën nuk ka fuqizuar opozitën. Së dyti, zotëri ti ke mbështetje në bazë për këtë? Nuk mund të pretendosh që duke quajtur ata llum dhe antiamerikanë, impresionon njeri.

Nuk e di pse duhet përdorur fjala “llum”. Kjo se Lulzim Basha në vitet e fundit ka pasur ministri dhe Bashkia e Tiranës. Për cilin llum e ka fjalën? Nuk shkojnë këto diskutime brenda partisë. Kthehemi tek Foltorja. Unë nuk them ose kështu si them unë ose ju të tjerët të gjithë largohuni. Ne po diskutojmë, hajde të mbledhim një Kuvend, ti ke mendimin tënd e unë timin, hajde të diskutojmë dhe hajde të votojmë. Vendimin e votës të gjithë ta respektojmë. Çohet kryetari e thotë që jo nuk njoh Kuvendin. Duhet të mblidhet Kuvendi, të merren firmat e mbaroi filmi“, u shpreh Balliu.