Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Ramës: Foltorja s’është halli im po i joti, reforma në drejtësi është në koma prej teje


Kreu i PD-së Basha akuzoi Ramën se ka kapur drejtësinë dhe se ajo është në koma pikërisht prej tij.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Basha tha se nuk e ka shqetësim foltoren por se shqetësimi i tij janë shqiptarët dhe kriza me të cilat përballen shqiptarët.

“Halli yt është se të ka mbartuar vaji i kandilit. Halli im janë shqiptarët. Po ty aq ta pret dhe aq do ta presë deri në fund. Foltorja nuk është halli im, është halli jot. Bëhu gati edhe ti për foltore po nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Në komisionin e inceneratorëve do hetohen të gjithë, edhe llumi nga radhët tona. Interesat tuaja janë të bashkëkëpunoni me oligarkët për të zhvatur shqiptarët. Reforma në drejtësi është aktualisht në koma të thellë pikërisht prej teje dhe të gjithë e dinë këtë, edhe partnerët ndërkombëtarë.” – tha Basha.