Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kriza përgjegjësi e Ramës, grabiti me tendera keqmenaxhoi burimet ujore. Pse nuk reagon SPAK-u


Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjës për krizën energjitike që paralajmëroi ditë më parë.

Basha tha se qeveria keqpërdori burimet, eksportet e energjisë dhe se grabiti të ardhurat e OSHEE-së me tendera korruptivë dhe përdorimin e lekëve për blerjen e votës.

Ai denoncoi SPAK-un për mosreagimin e tij ndaj akuzave të opozitës.

“U bë disa ditë që tellali i së keqes njoftoi shqiptarët për një krizë që do godiste vendin dhe ju. Por pakkush e besoi. Ku ra në sy një borxh i ri, marrje miliona eurove të tjera borxh nga xhepat tuaj për t’ju ngarkuar jo pak po 200 milionë euro borxh. Kjo shumë do vihet në dispozicion ndaj bandës së OSHEE-së nën drejtimin e Ardian Çelës e patronazhistëve. Paratë i përdorën për të blerë deri 400 euro votën, si psh. në Pukë. Vodhën paratë e shqiptarëve me punësime politike, me vjedhje në tendera. Menaxhuan në mënyrë skandaloze eksportet. Hapën gropën e tani duan ta mbyllin duke futur duart në xhepat tuaj. Këto duhet të hetohen. Në mungesë të reagimit të SPAK-ut, ne do vëmë në dispozicion faktet nesër. Ajo që po ndodh me financat publike është po kaq e rëndë.” – tha Basha.