Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Që nga shtatori qeveria abuzoi me 40 milionë euro në tre tendera, fituan kompanitë me ofertën më të lartë


Kreu i PD-së Basha tha gjatë seancës plenare se që prej fillimit të shtatorit, qeveria ka abuzuar me 40 milionë euro në tenderat.

Ai përmendi Tunelin e Llogarasë, Unazën e Madhe të Tiranës dhe blerjen e  energjisë, ku theksoi se fituesit kanë qenë kompanitë me ofertën më të lartë me qëllim të vetëm grabitjen e qytetarëve shqiptarë.

“Abuzimet e qeverisë janë 40 milionë euro nga fillimi i shtatorit. Për tunelin e Llogarasë përzgjodhën kompaninë që kishte ofertën më të lartë, 12 milionë euro. Për Unazën e Madhe të Tiranës, përzgjodhën ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Tre blerjet e energjisë me çmime më të larta se të bursës, 10 milionë euro më shumë sesa kushton në treg. Nuk e presim përgjigjen nga këta. Kjo që bëjnë këta quhet terrorizëm.” – tha Basha.