Berlini ende nuk është gati të njohë talibanët si sundimtarë të Afganistanit pasi nuk ka formuar një qeveri “gjithëpërfshirëse”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel ndërsa premtoi ndihmë të madhe financiare për Afganistanin, së bashku me BE-në.
Militantët talibanë nuk formuan qeverinë gjithëpërfshirëse të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, tha kancelarjapas një videokonference të G20. Prandaj, çështja e njohjes politike të talebanëve nuk është në axhendën e saj për momentin, shtoi ajo.
“Sidoqoftë duhet dhe do ketë bisedime.” – argumentoi ajo, duke thënë se qeveria gjermane flet me talibanët. Ajo gjithashtu mbrojti vendimin e Berlinit për të ofruar ndihmë prej 600 milionë eurosh për Afganistanin dhe fqinjët e tij. Askush nuk do të përfitonte nëse i gjithë sistemi financiar i Afganistanit do të shembet, tha ajo, duke shtuar se ‘të shikosh 40 milionë njerëz të zhyten në kaos nuk mund dhe nuk duhet të jetë një qëllim i bashkësisë ndërkombëtare’.
Më herët të martën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se blloku do të sigurojë një ‘Paketë Mbështetëse Afgane’ me vlerë 1 miliardë euro si pjesë e një ‘nisme globale të solidaritetit dhe u bëri thirrje vendeve anëtare që të japin ndihmën e tyre.
Të hënën, talibanët thanë se SHBA-ja kishte rënë dakord të siguronte ndihmë humanitare për Afganistanin, pas bisedimeve në Doha, Katar. Talibanët e mirëpritën këtë veprim, duke argumentuar se ndihma nuk duhet të lidhet me ndonjë çështje politike.