Mëngjesin e kësaj të enjtes është hequr nga punonjësit e bashkisë së qytetit një poster i madh i Sali Berishës i cili qëndronte prej 6 vitesh e varur në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri.
Sipas News 24 nga Bashkia kjo foto është hequr pasi nuk ka pasur një vendim më parë për vendosjen e saj.
Sipas qytetarëve kjo foto ishte vendosur për dashamirësi për shkak të bindjeve politike të djathta në Tropojë.