Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Basha duhet të rishpikë vetveten, 80% e bazës është kundër vendimit të tij


Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi në “Opinion” se kryedemokrati nuk ka marrë një vendim për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, por ka bërë vetëm një akt.

Bylykbashi thotë se një vendim i tillë nuk ekziston pasi një gjë e tillë nuk është parashikuar në statut dhe se kryetari nuk e ka fuqinë për këtë vendim.

Deputeti tha se në PD duhet të zgjidhet problemi i demokracisë së brendshme të partisë, teksa tha se Basha duhet ti dëgjojë kritikat dhe jo të largojë deputetët që i dalin kundër.

Sipas demokratit, 70% deri në 80% të demokratëve janë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga kreu i grupit parlamentar.

 “Nuk është e vërtet kjo shkarkim nga grupi parlamentar. Basha ka bërë një akt i cili nuk është një vendim. Vendimi i Bashës nuk ekziston sepse nuk kishte statut për ta bërë këtë gjë, nuk e bën dot kryetari nuk e ka atë fuqi. Nëse partia nuk funksionon në bazë të stautit nuk është parti është kompani private, SHPK, është person fizik, më keq. Në këtë moment, kthimi në gjë personale dhe në përplasje personale e zvogëlon atë që po ndodh. Në këtë moment në PD ka një zhvillim të madh që lidhet me demokracinë të brendshme të partisë. Narrativa e prezantuar nuk është e vërteta nuk është e sakta. Basha duhet të rishpik veten, ai duhet të pyes demokratët se çfarë duhet të bëjë dhe ai nuk i pyet. 70%-80% bazës është kundër vendimit të tij. Basha duhet të dëgjojë ata që i kritikojnë dhe të mos i largojë, por mesa duket këtë ,model ai nuk mund ta kap”,-tha Bylykbashi.