Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi rrëzon Komisionin Hetimor për “Becchetti”-n, miraton atë për zgjedhjet e 25 Prillit dhe shtyn votimin për atë për inceneratorët


Kuvendi ka marrë vendimin për dy nga tre komisionet hetimore të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit, inceneratorët dhe humbjen e gjyqit me Becchetti-n.

Komisioni i Parë u miratua me 123 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Komisioni i dytë u shty për t’u votuar në seancën e radhës tjetër, ndërkohë që Komisioni për çështjen “Becchetti” u hodh poshtë pasi vetëm 46 deputetë votuan pro, 77 kundër dhe 0 abstenim.

Ndërkohë u rrëzuan një sërë dekretesh të presidentit të Republikës.

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate të shumta dhe shkak për këtë është bërë ulja e minutazhit për deputetët. Vendimin që seanca të jetë më e shkurtër për shkak të masave anti COVID, opozita e ka konsideruar si tentativë për t’i mbyllur gojën. 

Një debat me nota ironie e batutash pati edhe mes dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, por edhe deklarata largpamëse nga ky i fundit për dërgimin e dy satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë./Hashtag.al