Vendosni fjalën kyçe....

Marku: SHBA-të janë investuar fort kundër Berishës, 5 senatorët shkuan në PD për të mbrojtur Bashën


Pedagogu Mark Marku duke folur në emisionin “Opinion” deklaroi se SHBA-të i kanë shpallur luftë Sali Berishës dhe janë investuar fort kundër tij.

Vizitën e senatorëve amerikanë ditën e sotme në PD, Marku e quajti mbështetje për Lulzim Bashën dhe i kanë ofruar mbrojtje atij.

“Lulzim Basha i ka pasur informacionet e sakta dhe Lulzim Basha ka pasur presion të madh, jo tani, por që në 2017.

Berisha ka pasur probleme me SHBA-në, vetëm një ambasador ka pasur pro, Arvizu nja dy vjet, të gjithë të tjerët i ka pasur kundër. Edhe Rajersoni, që tani e shiti.

Unë mendoj se Lulzim Basha për shkak të një dobësie njerëzore, për shkak të problemeve që i shkaktonte Berisha, ai nuk mori vendim sepse do shkatërronte PD. Në momentin që sulmi…se është sulm ai.  Edhe fakti që sot 5 senatorë shkuan në selinë e PD për të mbrojtur Lulzim Bashën do të thotë se ata janë investuar fort kundër Sali Berishës. Në momentin që ai nuk e bëri këtë, SHBA ndërhynë dhe bënë presion dhe ai ishte para dy rrugëve”,-u shpreh Mark Marku.