Melburni do të dalë nga muaj të karantinës së Covid-19 në javën e ardhshme, nxitur nga norma e lartë e vaksinimit, sipas liderit të shtetit të Viktorias, Daniel Andreës, pavarësisht se infeksionet shënuan nivel rekord në të njejtën ditë. Në ditën më të keqe të përhapjes së variantit Delta, Viktoria regjistroi 2,297 raste të reja, në rritje nga 1,571 një ditë më parë dhe më lartë se çdo territor australian që kur nisi pandemia.
Megjithatë, kjo rritje vjen ndërkohë që edhe vaksinimi i është afruar kufirit prej 70% për regjimin me dy doza tek të rriturit, një nivel që autoriteteet kanë premtuar se do shënojë fundin e masave të qëndrimit në shtëpi. Ky objektiv pritej të arrihej më 26 Tetor .
Shumica e rasteve ttë reja u regjistruan në Melburn, por shtetrrethimi gjatë natës në qytet edo të hiqet gjithashtu, ndërkohë që bizneset mund të rihapen me masa të distancimit social, sipas udhëzimeve. Një tjetër vend i goditur së fundmi nga varianti Delta, Zelanda e Re, regjistroi gjithashtu rritjen më të madhe të infeksioneve në 6 javë, me të gjithë rastet në Auckland, duke ngritur pritshmëritë për zgjatje të masave të karantinës.
Mbi 1.7 milionë banorë në Auckland ndodhen nën urdhër strikt të qëndrimit në shtëpi deri më 18 Tetor, ndërkohë që autoritetet përpiqen të ndalojnë variantin Delta. Zv/kryeministri Grant Robertson, tha se rritja e rasteve në Auckland ishte e pritur, por jo me këtë përmasë, duke fajësuar mbledhjet e jashtëligjshme në shtëpi. Një total prej 71 raste të reja lokale u raportuan në vend, të gjitha në Auckland. Rreth 2.5 milionë banorë në Zelandën e Re janë vaksinuar plotësisht, apo 59% e popullsisë së përshtatshme, ndërkohë që zyrtarët kanë premtuar të ndalojnë karantinën pasi 90% të vaksinohen.