Teksa deputeti i PS-së, Shalsi, ironizoi deputetët e PD-së mbi akuzat e tyre se po u ndërpritjes e drejta e fjalës, kreu Basha iu përgjigj nga vendi duke e quajtur atë plehrë.
“Mbylle gojën ore plehrë. Hajdut, fundërrinë. Koha juaj ka filluar të mbarojë.” – tha Basha ndër të tjera nga vendi.
Ndërkohë Shalsi iu përgjigj duke i thënë: “Trashja e zërit e jotja mund të trembë ndonjë laraskë aty rreth teje. Tani po më bëni të qesh me këtë natyrën tuaj duke u sjellë si i fortë. Nëse mendon se do mbijetosh në politikë duke trashur zërin dhe me këtë sjellje, atëherë e ke gabim. Ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke mësuar gjë, për këtë më vjen keq.” – tha Shalsi.