Duka i Kembrixhit ka sugjeruar sipërmarrësit se duhet të përqendrojnë investimet e tyre në zgjidhjen e problemeve në Tokë, sesa të angazhohen në një garë të re hapësinore.
Ai po fliste në një intervistë për podkastin e BBC Newscast, para ceremonisë për ndarjen e çmimit Earthshot këtë fundjavë. Ky është një çmim prestigjioz për ata që japin një zgjidhje për të ndihmuar ndjeshëm mjedisin. Pesë ide novatore secila do të shpërblehen me 1 milion poundë për të ndihmuar planetin.
Duka i Kembrixhit sugjeroi që ne kemi nevojë për disa nga mendjet më të mëdha të botës “për të ruajtur këtë planet”, duke mos u përpjekur që të gjejmë planetët të tjera për të shkuar dhe për të jetuar.
“Po i shohim të gjithë duke u përpjekur të çojnë përpara turizmin hapësinor, por është ideja se ne kemi nevojë për disa nga mendjet më të mëdha të përqendrohen për të ruajtur këtë planet, dhe jo të përpiqen të gjejnë planetin e radhës për të shkuar dhe për të jetuar atje.”– thotë prince William.
Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, aktori i Hollivudit William Shatner u bë personi më i vjetër që shkoi në hapësirë.
Ai u dërgua në hapësirë në kapsulën nën-orbitale ‘Blue Origin’ të krijuar nga miliarderi Jeff Bezos, duke ndjekur gjurmët e mbi 500 të tjerëve deri më tani.