Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 10.200 stërlina të padeklaruara në Rinas, procedohet 36-vjeçarja


Një 36-vjeçare është proceduar penalisht pasi i janë kapur në Rinas një sasi prej 10 mijë e 200 stërlinash të padeklaruara.

Sipas policisë sasia e lartpërmendur e valutës i është gjetur shtetases me iniciale N.M. banuese në Londër në çantën e dorës.

Njoftimi

“Rinas, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht një shtetase.

Sekuestrohen 10.200 paund të padeklaruara. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.”