Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 500 mijë dozave me vaksina


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ligjin që miraton marrëveshjen me Pfizer për doza shtesë për vaksinimin kundër Covid-19.

Marrëveshja me Pfizer është miratuar nga Kuvendi dhe parashikon blerjen e 500 mijë dozave.

 

DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Nr. Dekretit 13266
Tiranë, më 12.10.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META