Vendosni fjalën kyçe....

PD depoziton në SPAK padinë për energjinë, Tabaku: Mund t’i ishin kursyer buxhetit 150 milionë euro, drejtësia e re të bëjë detyrën


Nënkryetarët e PD-së, Tabaku e Alibeaj, kanë dorëzuar në SPAK padinë për energjinë që u paralajmërua dje në Parlament nga kreu i partisë, Basha.

Pas daljes nga godina Tabaku tha për mediat se dëmi ekonomik i shkaktuar nga qeveria është 10 milionë euro për një nga lotet. Ajo shtoi se nëse do ishte mirëmenaxhuar situata, buxhetit të shtetit do i ishin kursyer 150 milionë euro.

“Dëmi ekonomik është 10 milionë euro për një nga lotet. Ndërkohë për të gjithë periudhën nëse do të ishte përdorur ajo energji elektrike që shpenzohet nga ne, do i kishim kursyer buxhetit të shtetit 150 milionë euro. Këto janë asgjë krahasuar me atë që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjet e energjisë elektrike dhe rritja që do bëhet për muajt në vazhdim. Qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit. I bëj thirrje drejtësisë së re të ngrihet në nivelin që takon, të mos lejojë zyrtarët të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur. Të marrë vendime që këto fonde të vjedhura të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë.” – tha Tabaku.