Vendosni fjalën kyçe....

Rektori i universitetit të Tiranës: 50% e studentëve janë vaksinuar, do pranohen në auditor edhe ata me një dozë


Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka thënë sot në 50% e studentëve janë vaksinuar deri tani ndërsa pohoi se në auditor do pranohen edhe ata që kanë bërë vetëm njërën dozë.

Po kështu ai njoftoi se mësimi do nisë me 18 tetor ndërsa mastëri i vitit të parë më 10 nëntor.

Hoxha theksoi se studentët që hyjnë në vitin e parë janë më të vaksinuarit duke shtuar se vaksinimi do e normalizojë situatën në universitet.

“Janë vaksinuar rreth 50% e studentëve në Universitetin e Tiranës. Do të pranohen dhe studentët që kanë kryer vetëm një dozë. Çdo cikël studimi do të vijojë mësimin më 18 tetor, ndërsa masteri i vitit të parë, do të nisë më 10 nëntor. Universiteti i Tiranës është ai që ka numrin më të madh të studentëve. Ne jemi në procesin e ndërgjegjësimit të nevojës për vaksinim dhe për të vazhduar mësimin në kushtet normale. Ka 2 vite e ca që studentët tanë nuk frekuentojnë auditoret. Mësimi online, edhe pse është përmirësuar në mënyrë cilësore dhe komunikimi student-pedagog ka qenë i mirë, gjithsesi ky lloj komunikimi, nuk është ai normali, kështu që ajo që kemi konstatuar është dhe një dëshirë, padurim që studentët t’i kthehen auditorit. Studentët që vijnë për herë të parë në universitet janë më të vaksinuarit.” – tha Hoxha.