Vendosni fjalën kyçe....

SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic Friut”


Struktura e Posaçme Anti-korruspion ka sekuestruar kompaninë e bananeve “Alba Exotic Friut”.

Sekuestro vjen pasi në kontenierët që importojnë banane për këtë kompani janë kapur disa herë lëndë narkotike.

Në portin e Durrësit janë kapur në 6 raste kokainë.

Lidhur me transportin e kokainës SPAK ka nisur hetimet prej disa kohësh.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për procedimin penal nr.207/2021, regjistruar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik “Alba Exotic Fruit”-thuhet në njoftim.