Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i del në krah Bashës: Mori një vendim të guximshëm që largoi Berishën, duhet vlerësuar


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur vlerësime për Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha i cili përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Në një intervistë për Top News, Veliaj tha se vendimi i Bashës ishte i guximshëm.

Duhet vlerësuar. Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm, edhe duhet vlerësuar le të themi më në fund disa karakteristika të një lideri që merr vendime të rëndësishme, sidomos me vendimin që mori për të larguar Sali Berishën nga partia.

Meriton respekt. Edhe kundërshtarit duhet t’ia thuash. Lulzim Basha meriton respekt”-tha Veliaj.

Kjo është një deklaratë e çuditshme e Veliajt i cili ndërhyn në punët e brendshme të Partisë dhe lavdëron Bashën ndërkohë që deklaratat e tij kundrejt kreut të PD-së nuk kanë qenë asnjëherë pozitive.