Kryeministri i Kosovës, Kurti, ka qenë në Shkodër për të ndjekur ndeshjen e basketbollit për meshkujmes Vllazninë e Prishtinës.
Në një mesazh të shkurtër para fillimit të ndeshjes Kurti tha se ‘populli është përpara politikës, kështu që ne politikanët duhet të ndjekim vullnetin e popullit’.
Në pallatin e sportit ku u luajt ndeshja ishin të pranishëm edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi, ministrja e Arsimit Kushi si dhe kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.