Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, i ka dhënë fitoren në Premierligë.
Talenti 20-vjeçar arriti të përfitojë më së miri nga një kundërsulm i ekipit duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 53-të takimit, që i dha një fitore tejet të rëndësishme Southampton-it ndaj rivalëve të Leeds-it.
Ky është goli i parë për Brojën, që pak ditë më parë shënoi në sfidën e Shqipërisë ndaj Hungarisë në fushën e kësaj të fundit. Southampton mban pas javës së tetë vendin e 15-të në renditje, shumë pranë zonës së ftohtë.