Vendosni fjalën kyçe....

Habit Daniel Craig: Prej vitesh shkoj në klube homoseksualësh


Aktori Daniel Craig ka deklaruar se shkon shumë shpesh në klube homoseksualësh dhe se madje ato i preferon më shumë sesa klubet heteroseksuale.

Kjo sepse sipas tij, në një klub homoseksualësh ka më pak gjasa që të hasë në njerëz që kërkojnë të rrihen.

Craig i tha në një intervistë moderatorit dhe biznesmenit Bruce Bozzi, i cili është homoseksual, se ai “shkonte në bare homoseksualësh prej shumë kohësh”.

Aktori i njohur për rolin e famshëm si James Bond, shpjegoi se një nga arsyet që ai preferon të vizitojë bare homoseksualësh është për shkak të “agresivitetit në bare hetero” që e detyronte atë të “hynte në zënka” më shpesh.

Aktori shtoi se ai sapo i erdhi në majë të hundës nga atmosfera në këto ambiente, nisi të vizitonte klubet për gay ku sipas tij “të gjithë ishin të qetë” dhe kishte shumë “siguri”.

“Unë mund të takoja vajza atje, sepse kishte shumë vajza për të njëjtën arsye që unë isha atje.”- tha Craig.

Pavarësisht se ishte martuar me aktoren Rachel Weisz që nga viti 2011, seksualiteti i Craig u vu në dyshim dy vite më parë, pasi kolegu i tij Rami Malek zbuloi se ata ishin puthur gjatë xhirimeve.

Malek i tha Stephen Colbert se pasi dy aktorët kishin përsosur më në fund një skenë, Craig e puthi atë në buzë.