Një 62-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë ndërsa djali i saj është plagosur rëndë.
Nënë e bir janë hedhur nga dritarja e apartamentit në zonën e Astirit pasi banesa e tyre në katin e tretë mori flakë.
62-vjeçarja Hava Osmënaj ka humbur jetën ndërsa djali i saj, 36-vjeçari Klodian Osmënaj ka shpëtuar dhe është dërguar në spital me fraktura të shumta në trup. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende dhe ngjarja është nën hetim.
Njoftimi
“Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja Hava Osmena, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj Klodjan Osmenaj, 36 vjeç. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.