Laçi është mundur në ndeshjen e ditës së sotme në fushën e tij ndaj debutuese të Egnatias. Miqtë kanë fituar ngushtë 1-0 megjithatë kanë marrë tre pikë mjaft të rëndësishme.
Humbja e sotme e zhyt Laçin në vendin e fundit të renditjes, me ekipin që nuk ka asnjë fitore në llogari. Ndërkaq Egnatia ka bërë një paraqitje surprizë dhe tani për tani mban vendin e dytë në klasifikim.
Kastrioti nga ana e tij ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0. Krutanët kanë arritur të largohen paksa nga fundi i renditjes edhe pse bëjnë pjesë ndër ekipet që duket se do të luftojnë për mbijetesë.
Skënderbeu po bën një tjetër sezon të dobët. Korçarët mbajnë vendin e parafundit në renditjes pas pesë javësh dhe humbja e sotme e thellon edhe më shumë krizën e tyre.