Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Çermë të Lushnjës, ku kanë mbetur të plagosur tre persona: gjyshi me nipin dhe mbesën.
Sipas “Top Channel”, Xhevahir Allkja kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete edhe mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.
Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën dhe mjeti ka rënë nga lartësia.
Mjeti mësohet se i ka zënë poshtë dy fëmijët, të cilët janë dërguar në spital. Gjyshi dhe nipi janë jashtë rrezikut për jetën, por mbesa 10 vjeçare është në gjendje të rëndë.
Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Lushnjës, 10-vjeçarja është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar.