Vendosni fjalën kyçe....

Qindra qytetarë protestë kundër vaksinës para kryeministrisë, paralajmërojnë protesta të përditshme


Qindra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër vaksinimit më detyrim. Ata kanë akuzuar kryeministrin Rama, ministren Manastirliu e drejtorin e Policisë Nano.

Gjatë fjalës së tyre, disa studentë kanë ironizuar kreun e qeverisë e ministret Manastirliu e Kushi lidhur me kërkesën e tyre për vaksinmin e studentëve për të shmangur përhapjen e virusit. Sipas studentëve, në auditor nuk përhapet virusi më shumë se në stadiume, qendra tregtare e lokale.

“Po më thoni z.Kryeministër se virusi ndodhet vetëm në auditore e jo në lokale, në stadium, në qendrat tregtare. Unë nuk dua të më fusin helm që nuk e di se nga vjen. Jo vaksinë me detyrim. Kemi të bëjmë e shumë efekte anësore të listuara nga EMA, bëhet fjalë për probleme me hemorragjinë, probleme me shumta me zemrën e këto janë të gjitha të listuara. Ka pasur milione efekte anësore e shumë vdekje nga vaksinat.” – thanë disa nga studentët.

Avokati Altin Goxhaj ka paralajmëruar se nëse kryeministri Rama nuk tërheq urdhrin për moslejimi e studentëve të pavaksiuar në auditor atëherë do nisin protestat ditore nga ana e studentëve.

“Çfarë marrëveshjeje ka bërë Edi Rama me shefin e Pfizer-it, Bourla, për t’i kthyer 600 mijë shqiptarë në kavie të kompanisë Pfizer. Nëse nuke  tërheq urdhrin atëherë nga e hëna nisin protestat e përditshme.” – tha ndër të tjera Goxhaj.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani