Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë mes krizës së zinxhirit ushqimor: Pete Buttigieg një prind model që mori pushime të paguara për t’u kujdesur për Chasten e fëmijët


Shtëpia e Bardhë mbrojti Sekretarin e Transportit, Pete Buttigieg, të premten për marrjen e dy muajve pushim atësie me pagesë, teksa kriza e zinxhirit të furnizimit kombëtar në SHBA është përkeqësuar.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e quajti Buttigieg një prind model që merr kaq shumë kohë pushim, pasi ai dhe Chasten u bënë me fëmijë binjakë.

“Krenar që po punoj në një administratë që po lufton për ta bërë pushimin e paguar realitet për të gjithë, dhe me njerëz si Sek. Pete Buttigieg të cilët janë modele për rëndësinë e pushimit të paguar për prindërit e rinj.” – shkroi ajo.

Drejtoresha e Komunikimeve e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield gjithashtu u përgjigj kritikëve të Buttigieg.

Që nga mesi i gushtit, Buttigieg e la punën për të qenë me Chasten ndërsa përgatiteshin për t’u bërë prindër të dy fëmijëve binjalë, sipas Politico.

Buttigieg dhe Chasten njoftuan lindjen e dy foshnjave binjake në shtator.