Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi kamikaz në xhaminë shiite në Afganistan, shkon në 47 numri i viktimave


Numri i të vdekurve nga një shpërthim bombe që goditi një xhami shiite në krahinën jugore të Afganistanit, Kandahar, gjatë lutjeve të së premtes u rrit në 47, sipas zyrtarëve vendas.

Murtaza Zarifi, një oficer sigurie në xhaminë Fatimiya, tha se sulmi u krye nga dy kamikazë vetëvrasës.

Sulmi gjithashtu la dhjetëra të plagosur. Forcat talibane kanë bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë në xhaminë ku ndodhi sulmi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme nën administrimin taliban, Saeed Khosti, më herët të premten konfirmoi incidentin, duke njoftuar në një deklaratë se një hetim ka filluar.

Shpërthimi vjen disa ditë pas një sulmi vetëvrasës me bombë të marrë përsipër nga grupi terrorist Daesh/ISIS në një xhami shiite në qytetin verior të Kunduz, i cili vrau 46 persona.