Disa njerëz kanë mbetur të plagosur, pasi fusha e gjelbër në një ndeshje futbolli amerikan u kthye në një “arenë lufte”.
Mësohet se gjatë një ndeshje futbolli të shkollës së mesme në Mobile, Alabama, u qëlluan disa të shtëna me armë, pas të cilave mbetën disa persona të plagosur.
Spektatorët dhe lojtarët u panë duke u larguar me vrap Premten në mbrëmje, në videot që janë duke bërë xhiron në internet. Detajet rreth incidentit mbeten të pakta, megjithëse policia ka konfirmuar se disa persona ishin dërguar në spital për trajtim, mes të cilëve njëri ka plagë të rënda.
“Janë raportuar lëndime të shumta dhe ata viktima janë transportuar në spital. Një individ është transferuar në spital me një dëmtim kërcënues për jetën.”– tha Departamenti i Policisë Mobile në një deklaratë për një reporter lokal, citon RT.
WATCH: This is the moment on the MCPSS game broadcast between Williamson and Vigor when shots rang out in the concourse at Ladd-Peebles Stadium. The PA announcer is heard telling fans to “cover themselves” as people run onto the field and throughout the stadium. pic.twitter.com/SxS1hHEdOJ
— Simone Eli (@SimoneEli_TV) October 16, 2021
Të shtënat kanë shpërthyer rreth orës 22:00 të mbrëmjes, gjatë një ndeshjeje midis dy shkollave të mesme në zonë, Williamson dhe Vigor.
Është e paqartë se si arma u fut në stadium të Premten, pasi atje që prej vitit 2019 pas një tjetër sulmi, u instaluan detektorë të metaleve.
The field has cleared shots fired in the stands at the Vigor vs Williamson game. pic.twitter.com/7TqsNjOk6P
— Jeff Martin – Catapult (@Jeff_XOS) October 16, 2021