Vendosni fjalën kyçe....

‘Terminatorët në rrugë’ – Kompania robotike në SHBA pajis ‘qenin robot’ me snajper e syze për shikim natën


Një firmë robotike dhe një prodhues armësh kanë bashkuar forcat për të prodhuar atë që është një ‘qen’ animatronik të armatosur me një snajper.

I quajtur SPUR, ose pushkë pa pilot për qëllime speciale,  qeni robotik ka një armë në vendin ku normalisht duhet të ishte koka e tij.

Sistemi u zhvillua nga prodhuesi i pushkëve SWORD International dhe Ghost Robotics, një firmë me bazë në Filadelfia e themeluar në vitin 2015 dhe bëri paraqitjen e tij të parë këtë javë në konventën kryesore vjetore për Shoqatën e Ushtrisë Amerikane në kryeqytetin e vendit.

Ndërsa kompanitë kanë ofruar pak hollësi në lidhje me konfigurimin e armës së montuar mbi robot, ata thonë se SPUR mund të ngarkojë dhe të qëllojë nga distanca.

Ghost Robotics, që prodhon një shumëllojshmëri ‘automjetesh tokësore pa pilot’, pretendon se SPUR ka një rreze zjarri prej 1.200 metrash. Për të parë, pajisja përdor një aparat termik Teledyne FLIR Boson me një zmadhim optik 30X, i aftë për shikim natën, sipas New Atlas.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani