Katër turistë rusë kanë humbur jetën në plazhin e Qerretit në Durrës. Ata kanë gjetur vdekjen në mjediset e saunës së hotelit ku dyshohet se janë asfiksuar.
Mësohet se turistët, dy meshkuj e dy femra ishin të afërm me njëri-tjetrin dhe kishin ardhur në Shqipëri me pushime prej një jave.
Katër viktimat dyshohet se kanë qëndruar në sauna më shumë se lejohet e kjo mund të ketë çuar në vdekjen e tyre.
Prokuroria po heton për të verifikuar nëse katër personat kanë qenë nën ndikimin e alkoolit apo lëndëve narkotike. Katër personat ishin pjesë e një grupi turistësh nga Rusia të cilët kanë dhënë alarmin pasi nuk kanë parë miqtë e tyre.
Njoftimi
“Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”