Vendosni fjalën kyçe....

Zv. Sekretari amerikan i Thesarit ‘kërcënon’ amerikanët: Ushqimet do mungojnë derisa të vaksinoheni të gjithë


Zëvendëssekretari i Thesarit në SHBA ka vënë në dijeni amerikanët se mënyra e vetme për t’i dhënë fund ‘murtajës’ së rafteve të zbrazëta në të gjithë vendin është që çdo banor të vaksinohet.

Paralajmërimi i sinqertë doli si një kërcënim për shumë njerëz. Wally Adeyemo, zyrtari i dytë më i lartë i administratës Biden në Departamentin e Thesarit, duket se shantazhoi publikisht pjesën e konsiderueshme të amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 gjatë një interviste të enjten në ABC, duke i fajësuar ata për mungesat e vazhdueshme të mallrave në raftet e supermarketeve.

Megjithë fotografitë virale që përshkruajnë mijëra anije mallrash të radhitura në Portin e Los Anxhelosit gati për të shkarkuar mallrat e tyre, Adeyemo pohoi se çështjet e zinxhirit të furnizimit janë një çështje ndërkombëtare dhe gjendja do lehtësohet vetëm kur një përqindje e mjaftueshme e vendit është vaksinuar.

Duke përshkruar kushtet katastrofike ekonomike si ‘një ekonomi në tranzicion’, Adeyemo pranoi se ‘ne po shohim çmime të larta për disa nga mallrat’. Ndërsa ai vlerësoi pagesat stimuluese të administratës, ai fajësoi edhe të pavaksinuarit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani