Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen në Rinas dy të rinjtë nga Turqia, po shkonin në Gjenevë me dokumente false


Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Sikurse bëjnë me dije uniformat blu, bëhet fjalë për dy shtetar nga Turqia, me inicialet O. C, dhe M. D.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pashaportave të shtetasve turk O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë.

Gjatë verifikimeve, të dyja pashaportat e shtetasve të lartpërmendura kanë rezultuar të falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, për veprën penale ‘Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave’ dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”- njofton Policia.