Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Peqin. Një person rreth moshës 45-vjeçare, është gjetur i vrarë me armë në afërsi të lumit Shkumbin. Viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”- bëjnë me dije uniformat blu.