Vendosni fjalën kyçe....

Numërohet komuna e parë në Kosovë


Komuna e Junikut në Kosovë është e para ku janë numëruar 100% të votave.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë komunë ka përfunduar procesi i numërimit.

Bazuar në rezultate kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Me rezultat, prin Agron Kuçi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 47.26% të votave.

Ai do të shkojë ne balotazh me Ruzhdi Shehun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që mori 37.87% të votave.