Sfida mes Partizanit dhe Kukësit ka përfunduar në barazim 1-1.
Skuadrat ndanë nga 1 pikë në sfidën e luajtur në Air Albania.
Pjesa e parë përfundoi pa gola ndërsa në të dytën “demat e kuq” shënuan të parët me Carën ndërsa golin e barazimin për verilindorët e shënoi Feiajo.
Kukësi mban vendin e parë me 8 pikë por rrezikohet nga rezultati i sfidës mes Teutës dhe Tiranës.