Largohen zyrtarisht trupat e KFOR-it nga pika kufitare në Jarinjë, pas qëndrimit të tyre dyjavor, pas tensioneve që u krijuan me masën e reciprocitetit për targat.
Sikurse raporton Klan Kosova, në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.
Kujtojmë se ditë më parë situata ishte tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin të bllokuara nga banorët serbë të zonës, në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.
Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Bruksel, e cila parashikonte vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë e të cilat do të largohen sot, ditën kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale.