Vendosni fjalën kyçe....

Sëmundja mendore, pista kryesore e sulmit me shigjeta në Norvegji ku u vranë 5 persona


Sëmundja mendore mbetet pista kryesore e sulmit vdekjeprurës që shkaktoi pesë viktima, me hark e shigjeta në Norvegji, tha policia. Ndërsa i dyshuari po mbahet në një institucion psikiatrik, motivet e tjera, përfshirë terrorizmin, nuk janë përjashtuar.

“Ne po punojmë në disa pista.” – tha inspektori i policisë Per Thomas Omholt gjatë një konference për shtyp.

“Ne do zbulojmë se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.” – shtoi ai.

Hipoteza që është forcuar më shumë në ditët e para të hetimit është është sëmundja. Hetuesit po hetojnë edhe motive të tjera, shtoi zyrtari. I dyshuari, një 37-vjeçar vendas i identifikuar si Espen Andersen Braathen, është akuzuar për pesë vrasje deri tani, me akuza shtesë që pritet të ngrihen kundër tij së shpejti.

Ai po mbahet në një ‘institucion psikiatrik’ ndërsa hetimi është duke vazhduar, tha Omholt. Braathen ka pranuar vrasjen e viktimave, por nuk pranoi se ishte fajtor.

I dyshuari nisi një sulm me hark e shigjeta në qytetin jugor të Kongsberg të mërkurën. Katër gra dhe një burrë të moshës 50-70 vjeç u vranë gjatë sulmit, ndërsa tre të tjerë, përfshirë një oficer policie jashtë detyrës, u plagosën.