Tirana ka arritur të fitojë ndaj Teutës në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1 me gola të Xhixhës për bardheblutë dhe Ivanoviç për Teutën.
Me fillimin e pjesës së dytë Najdovski shënoi në portën e tij dhe i dha avantazhin “djemve të detit”.
Një minutë më vonë do barazonte Tote për kryeqytetasit.
Goli i fitores për Tiranën do shënohej nga Limaj.
Me këtë fitore Tirana merr kreun e Superligës shqiptare.