Vendosni fjalën kyçe....

U gjet i pajetë në Peqin, identifikohet trupi, pjesë e bandës së Aldo Bares


Banda e Lushnjës

Ditën e sotme në Peqin, buzë lumit Shkumbin u gjet i pajetë një person i cili ishte qëlluar me armë zjarri.

Policia ka mundur të identifikojë viktimën i cili është Elton Simaku (Mermali) alias “Alban Semaku” 38-vjeç banues në Lushnjë.

38-vjeçari njihet si anëtar i Bandës së Lushnjës që drejtohej nga Aldo Bare.

Viktima është identifikuar nga e ëma, në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Dyshimet e para kanë dalë në përfundimin se vrasja është kryer diku tjetër dhe më pas ekzekutorët e kanë sjellë trupin e pajetë aty.

38-vjeçari është gjetur i vrarë me dy plumba në shpinë dhe brinjë mbrëmjen e kaluar, por trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme. Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.