Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Peqin/ Viktima dyshohet se nuk është banor i zonës, ka marrë dy plumba


Të tjera informacione janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Peqin, ku sot u zbulua një trup i pajetë në afërsi të lumit Shkumbin.

Sipas “Balkanweb”, viktima i cili mendohet të jetë rreth moshës 45-vjeçare, ka dy plagë të shkaktuara me armë zjarri. Një pas shpinës dhe një anësore nga brinjët.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur ose mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar në fshatin Çermë të Peqinit. Hetuesit besojnë se viktima nuk është banor i zonës, ndërsa ende vijon puna për identifikimin e të ndjerit dhe zbardhjen e ngjarjes.