Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale në Kosovë, komunat me daljen më të madhe të qytetarëve në votime ato me shumicë serbe


Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë përqindje më të madhe të qytetarëve që po shfrytëzojnë të drejtën por votim.

Siç raporton gazeta Express, Komuna e Zveçanit radhitet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.

Deri më tani kanë votuar 56.91% apo 3 mijë e 915 e qytetarë në këtë komunë.

Ndërsa pas saj, për numrin më të madh të qytetarëve që kanë dal për të votuar radhitet Mitrovica Veriore me 55.03% apo 9 mijë e 751 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.

Edhe komunat tjera me shumicë serbe kryesojnë për numrin më të madh të qytetarëve.

Në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 44.53% apo 2 mijë e 869 qytetarë.

Në Shtërpcë kanë votuar 42.43 % apo 5 mijë e 266 qytetarë.

Në Kllokot kanë votuar 39.67 apo 1 mijë e 92 qytetarë, në Partesh 36.30 apo 1 mijë e 662 qytetarë, ndërsa në Ranillug 40.68 % apo 1 mijë e 987 qytetarë.